Hiri i njeriut të parë që shkeli në Hënë është shpërndarë në oqeanin Atlantik gjatë një ceremonie në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane ‘Uss Philippine Sea’.
Shpërndarja e hirit të Neil Armstrong u bë nën prezencën e vejushës së tij, Carol, menjëherë pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në katedralen kombëtare në Washington.
Ish-astronauti që hyri në histori si njeriu i parë që vuri këmbë në Hënë në vitin 1969, ndërroi jetë më 25 gusht, në moshën 82-vjeçare, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.
15 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)