Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë bërë veprimin e duhur për të treguar se janë të afta për t’u pajtuar me njëra-tjetrën dhe për të bërë paqe. Ato vendosën të ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram. Pasi Selena kërkoi një ‘armëpushim’ për ngacmimin, dhunën dhe kërcënimet në internet kundër Hailey-t, The Daily Mail raportoi se të dyja vajzat kanë foillow njëra-tjetrën në Instagram, duke i dhënë fund përfundimisht grindjes së tyre të supozuar shumëvjeçare.
Pasi bëri një pushim të shkurtër në rrjetet sociale në fund të shkurtit, në mes të thashethemeve për mosmarrëveshjen e saj të supozuar me Hailey Bieber, Selena Gomez postoi një mesazh urgjent në InstaStory-n e saj në Instagram pak orë më parë duke iu lutur fansave të qetësojnë situatën dhe të bëjnë kujdes.
Thirrja e saj nisi me lajmin se Hailey e cila është e martuar me Justin Bieber, kohët e fundit kishte kontaktuar me yllin e “Only Murders in the Building” për t’i bërë të ditur se ajo kishte marrë kërcënime me vdekje dhe “negativitet urrejtës.”
“Kjo nuk është ajo që unë mbroj,” tha Gomez pa mëdyshje.
Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.