Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka sfiduar temperaturat e ftohta të dhjetorit duke u futur për të notuar për disa minuta në pishinë.

Ndërkohë që banorët shijonin diellin e paradites, ai bëri krejt të kundërtën.

Luizi pasi doli nga pishina nuk ngurroi të kalojë pak kohë për të ngacmuar moderatoren e njohur, Kiara Tito. Fillimisht ishte Armaldo që e pyeti Kiarën, si do ia bënte nëse do kishte në krah një burrë që gërhiste natën. Ajo tha se do ishte problem i madh.

Luizi megjithatë nuk e sheh si pengesë. “Kiara është ylli i shtëpisë”, tha këngëtari që dhe pse ka parë moderatoren vetëm ta refuzojë sërish vazhdon me komplimentet e tij.