Këngëtarja e famshme, Katy Perry, ka thyer heshtjen për romancën e saj me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudaeu. Gjatë koncertit të saj në Londër në “O2 Arena”, 40-vjeçarja mori një propozim surprizë për martesë nga një fans.

Por ylli i muzikës e refuzoi atë për shkak të romancës me 53-vjeçarin dhe duke qeshur iu përgjigj:

“Do të doja të më kishe kërkuar 48 orë më parë”.

Më pas këngëtarja shtoi:

“Londër, Angli, je kështu të hënën në mbrëmje pas një dite të tërë në punë dhe një dite të tërë në shkollë? Nuk është çudi që bie në dashuri me anglezët gjatë gjithë kohës… por jo më”.

Katy Perry theu heshtjen për romancën e saj me Justin Trudeau, teksa mori një propozim martese nga një fans gjatë koncertit të saj në Londër në O2 Arena të hënën.

Kujtojmë se Katy Perry është fotografuar duke u puthur e përqafuar me Justin Trudaeu, në jahtin e saj 24 metra të gjatë, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbara, Kaliforni, gjatë fundjavës.