Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë aspak në një krizë martesore. Këtë ka pohuar për Page Six një burim i afërt me bashkëshortin e yllit të muzikës pop. Burimi pohon se Sam e hoqi unazën pasi i duhej të xhironte një film. Fituesja e “Grammy dhe bashkëshorti i saj ngjallën shqetësime për martesën e tyre kur të dy u panë pa unazat simbolike.
Spears u pa duke mbërritur në aeroportin LAX së fundmi pa unazën e saj teksa ishte në një udhëtim në Meksikë me shokun dhe menaxherin e saj, Cade Hudson. Burimet thanë gjithashtu se Asghari nuk i është bashkuar pushimeve sepse është i zënë me punë. Rikujtojmë, se Spears dhe Asghari organizuan një martesë të mbushur me yje në shtëpinë e këngëtares në Kaliforni në qershor 2022.