Mbrëmjen e djeshme, Eneda Tarifa ka festuar 40-vjetorin e lindjes. këngëtarja e njohur kishte realizuar një festë të madhe ku nuk mungonin as të ftuarit VIP. Mes tyre ishte edhe kolegia e saj, Era Rusi.

Gjatë kësaj feste, Eneda ka mbajtur edhe një fjalim, të cilën Eraldo Rexha e ka postuar në “Instastory”. Tarifa aty tha se tashmë ka tre festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj.

Këtu ndërhyn Era Rusi, e cila e pyeti se kush është festa e tretë. Eneda mes të qeshurash iu përgjigj duke i thënë se bëhet fjalë për një festë familjare dhe e ftoi këngëtaren të shkojë pasi ka një kushëri beqar.

Por nuk vonoi as përgjigja e Erës, e cila u shpreh: “Kush tha që unë jam vetëm?”

Kjo deklaratë nga ana e saj habiti edhe të ftuarit, të cilët borohoritën drejt këngëtares, pasi ajo nuk ka pranuar asnjëherë publikisht një romancë.

“Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, ç’bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa”, tha Eneda.

Biseda mes koleges:

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.