Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Tomi Kallanxhi, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai ka treguar për passwordet më të dobëta që përdorin qytetarët dhe cilat duhet të përdoren.

Pjesë nga intervista:

Kallanxhi: Për shembull neada123, ose datëlindja, asnjëherë nuk duhet të jetë passwordi një gjë që ti e ke bërë publike në rrjet ose një datë e shënuar, këta asocial digital hacker i përdorin këto të dhëna.

Neada: Një password i sigurt do të ishte SPAK2024 për shembull?

Kallanxhi: Një fjalëkalim i mirë mund të jetë n3da#, duhet të jetë abstrakt, një thonjëz.

Neada: A duhet të jenë të ndryshme për aplikacione të ndryshme apo duhet të përdorim një lehtësisht.

Kallanxhi: Mund të jenë të ndryshme, por duhet të krijosh një logjikë për një password në mendjen tënde, unë do vendos emrin tim, datëlindjen e Y dhe ditën që ka vënë passwordin. Iphone ka një gjë që mirë, që në sajte që nuk do të bëhesh publik, nuk përdor e-mailin tënd, por një mask e-mail që Apple e gjeneron në real time dhe e lidh me tëndin.