I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë artisti i talentuar Rilind Alimani. Ai foli më shumë për këngën e tij virale “Edhe malet”, që e ka performuar edhe në “Big Brother VIP”, por dhe projektet e tij të radhës…

Pjesë nga intervista:

Si të erdhi ftesa për të performuar në “Big Brother VIP”?

Unë sapo kisha hapur sytë dhe isha duke shijuar një kafe. Thjesht pashë që më mori një numër nga Shqipëria, nuk e dija se kush ishte dhe pse po më merrte. E hap dhe më thanë që këngën “Edhe Malet” që është bërë kaq virale, të vija ta performoja live në “Big Brother VIP”. Top Channel është një nga televizionet më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe nuk e kisha dyshimin që do ishte jo vetëm një reklamë e mirë për mua, por dhe shumë benefite për mua. Pranova menjëherë.

Rilindi ndau dhe një histori që i kishte ndodhur gjatë kohës që po vinte në Shqipëri:

Pata një aksident në autostradën e Kukësit, ishte ora rreth 8 e gjysmë e mbrëmjes. Kishte shumë shi. Ishte një natë para se të performoja në studio. Rrëshket makina dhe u përplasëm. Na ruajti Zoti, dolëm pa asnjë gërvishtje. Se makina rregullohet. /TAR/