Aktorja Reese Witherspoon zbuloi së fundmi se kërkoi ndihmën e një hipnotizuesi për shkak të sulmeve të forta të panikut dhe ankthit. Ylli 49-vjeçar u shfaq në podkastin “Las Culturistas” me prezantuesit Bowen Yang dhe Matt Rogers, ku foli për metodat e pasuksesshme të trajtimit. Në atë rast, ajo zbuloi se kishte provuar meditimin dhe ilaçet për ta menaxhuar jetën e saj më lehtë, por vetëm kur vizitoi një hipnotizues u ndje më mirë.
“A mund të flasim për marrëdhënien tonë me ankthin sepse dua të dëgjoj mjetet që keni mësuar dhe atë që kam mësuar unë dhe është e vërtetë. Unë jam një person me ankth të lartë”-tha Witherspoon. Prezantuesi Rogers i zbuloi asaj se në të vërtetë i pëlqen të dëgjojë dikë të flasë për këtë. Pastaj e pyeti Witherspoon se si ndihej ajo për ankthin e saj. “Kur më duhet të shfaqem diku dhe të mburrem, kjo është një shkak i madh i ankthit tim. Më parë kisha sulme paniku, sulme të rënda paniku”-tha ajo.
Pastaj ajo zbuloi mënyrat se si u përpoq të menaxhonte ankthin e saj. “Provova meditimin, por do të ishte e vështirë për mua ta ndiqja sepse kam edhe disa gjëra që lidhen me çrregullimin e mungesës së vëmendjes, kështu që nuk mund t’i dëgjoj gjërat për një kohë të gjatë”, shpjegoi ajo. Fituesja e çmimit Oscvar tha se provoi qetësues, por se e bënë të ndihej si një zombi. Por kur ishte 34 vjeçe, filloi me hipnozë.”Fillova të punoja me një hipnotizuese dhe ajo në fakt punon në diçka që quhet programim neurolinguistik dhe më ndihmoi të kuptoja se do të merrja të njëjtin rezultat, por që mund të çlirohesha nga i gjithë ankthi”.