Më datë 23 qershor nis transmetimin në ekranin e madh të Top Channel emisioni, “Pushime On Top”. Dy moderatorët, Eni Shehu dhe Lei Kraja, kanë treguar për “Parfon My French” në Top Albania Radio të rejat e këtij sezoni të programit.
“Çdo ditë do të jetë e ngarkuar deri nga mesi i gushtit. Destinacionet e huaja janë edhe këtë vit. Ky serial është risi për këtë vit që ne eksperimentuam dhe do t’ia dalim më së miri që të sjellim 8 episode me këta personazhe të momentit që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë verës në ekranin e Top Channel”, tha Eni Shehu live nga Turqia.
Ata ndodhen në Turqi së bashku me disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 4”, ku Rizarta, Shkëlzeni dhe Krisa ishin në lidhje të drejtpërdrejtë së bashku me moderatorët në “Pardon My French”.
Ndërkohë në një moment, Jonida Alickolli dhe Arbër Çepani u kërkojnë atyre që të bëjnë një nominim ashtu si në “Big Brother”.
“Kë do nominonit dhe më thoni pse?”, u tha Jonida, ndërsa Arbri shtoi: “Edhe ata që po hanë poshtë”.
“G-Banin unë do e nominoja, patëm një përplasje në transmetim, kur po xhironim”, tha moderatori Eni Shehu.
Ndërkohë Rizarta shprehet:
“Po mendoja se unë me zor gjeja emrat e nominimit aty brenda, jo më këtu jashtë. Por do nominoja Klajdin sepse është shumë impulsiv. Po luanim dje volejboll dhe ishte shumë impulsiv, nuk ishte fare bashkëpunues. Tregoi një anë pak agresive. Nuk shau, ishte shumë ironik”.
“Unë nuk kam patur asnjë situatë me asnjë këtu në resort. Kemi qenë ok me të gjithë por një person që na ka shkaktuar pak shqetësime do të thosha Vserlo, për shkak të situatave që kanë ndodhur ditën e parë. Pati një zënkë me Aldon e pastaj me Klajdin. Po bëhej pak e bezdisshme si gjë, vetëm për këtë”, tha Krisa.
Nga ana tjetër Shkëlzeni tha:
“Do nominoj Klajdin se po na ha të gjitha ushqimet. Nominoj edhe Lein se është më e mirë seç duhet në këtë resort”.
Ndërkohë Lei Kraja vendosi që të mos nominonte asnjërin prej tyre.