Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ardit Gavani ka folur më shumë për dosjet e UFO-ve të bëra publike nga Pentagoni.
I pyetur nga moderatori i njohur ‘ti vetë beson se ne vizitohemi nga jashtëtokësorët?’, eksperti i IT-së u shpreh:
“Unë besoj se ka gjëra aty jashtë, që ne nuk i kuptojmë. Vetëm një injorant do thoshte që ka të drejtë dhe pikë, ose që nuk beson në mënyrë kategorike. Është gjëja më e mençur të thuash që ka gjëra që nuk i di. Unë nuk çuditem nëse dalin jashtëtokësorë, nuk çuditem nëse dalin njerëz nga e ardhmja, apo enjgjëj. Sidomos kur shikon hapësirën, kupton se sa pak din”.


