Bashkëshortja e Pep Guardiolës, Cristina Serra, thuhet se është larguar nga shtëpia e tyre familjare për shkak të kontratës së fundit të trajnerit të Manchester City-t.
Marrëdhënia e çiftit ka qenë në krizë gjatë këtyre 18 muajve të fundit. Në podkastin spanjoll ‘Mamarazzis” u tha se Guardiola nuk e kishte parë gruan e tij për një kohë.
Cristina Serra, e cila është martuar me trajnerin e City-t që nga viti 2014, u kthye në Barcelonë në vitin 2019 për të vazhduar drejtimin e markës së saj të modës, “Serra Claret”.
Që në atë kohë, pronarja e biznesit kishte udhëtuar midis Spanjës dhe Anglisë, për të vizituar bashkëshortin e saj, teksa ai vazhdonte të gjente sukses me City-n.
Ndërkohë në shtator të vitit 2024, Serra nuk u kthye në Angli, pasi një premtim për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk u mbajt.
Zgjatja e kontratës së Guardiolës, që e mbajti atë në Etihad deri në vitin 2027, dukej të ishte pika e fundit për gruan e tij, por çifti tregoi se po e linin derën hapur për t’u pajtuar në të ardhmen.
Por së fundmi, programi “Y Ahora Sonsoles” i “Antena 3”, kishte të ftuar yllin e “Mamarazzis”, Lorena Vazquez, e cila hodhi dritë të re mbi situatën e çiftit të famshëm.
Sipas Vazquez, Serra është larguar nga shtëpia familjare në zonën Pedralbes për t’u zhvendosur në një apartament tjetër në lagjen Eixample.
“Është një shtëpi modeste, krahasuar me atë që ajo mund të kishte përballuar”, tha Lorena teksa po fliste për pronën e 52-vjeçares.
“Marrëdhëniet ndonjëherë vazhdojnë si miqësi”, tha Vazquez, duke aluduar në idenë se Guardiola dhe Serra do të vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë miqësore, por jo romantike.
Megjithatë, raportet e mëparshme në vitin 2025 sugjeruan se nëse Guardiola do të kthehej në Barcelonë – dhe do të hiqte dorë nga puna e tij në City – atëherë marrëdhënia ka të ngjarë të shpëtohet.
Duke diskutuar situatën me gazetaren Laura Fa, Vazquez tha: “Ata po e lënë derën hapur për pajtim; mund të ndodhë që një ditë, kur Pep të tërhiqet nga futbolli dhe të kthehet në Barcelonë, ata të mund të rifillojnë marrëdhënien e tyre. Është një ndarje miqësore, e menduar mirë, pa drama, sherre ose palë të treta të përfshira”.
Ndarja ende nuk është konfirmuar me dokumente zyrtare, por duket se Guardiola nuk do ta ringjallë marrëdhënien e tij 30-vjeçare me Serrën nëse ai nuk largohet përgjithmonë nga Premier League.





