“Moda e burrave: Nga jeleku te xhaketa oversize, si ka ndryshuar veshja e burrave ndër vite”. Kjo ishte tema që u diskutua një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Në një moment gjatë bisedës me të ftuarit, moderatorja e njohur i vendosi ata përballë disa situatave.
“Kam bërë debat me partneren time për të veshur një kombinim që donte ajo, por në fund kam bërë siç doja vetë”, ishte një nga situatat.
I pari që u përgjigj ishte ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Dragot, i cili u përgjigj se ka debat në lidhje me veshjen.
“Nuk e di nëse partnerja ime pëlqen si vishem në fakt. Nuk më duket se do ishte ideali i vet një mashkull që vishet si unë. Ndoshta ka një ideal tjetër. Jam i sigurt”, tha ai.
Këtu ndërhyn i ftuari tjetër, Arjon Muça, i cili duke qeshur i thotë: “Jeni takuar në plazh për herë të parë?” dhe Kristi i përgjigjet menjëherë:
“Po, pa rroba fare”.
“Po ti i jep mend për veshjen?”, vijon me pyetjet Arjoni dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme i përgjigj:
“I jap mend por nuk e di sa vlen. Ndoshta thjesht duhet t’a pranosh se si vishet dhe të mos e bëjmë debat fare. Është debat i fortë. Në një marrëdhënie e ke qejf kontrollin në një farë mënyre dhe mënyra se si vishet një person tregon a ka shumë kontroll te ti apo s’ka”.



