Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” kanë qenë së bashku me pushime në Turqi. Me ta ishin dhe dy moderatorët e njohur të “Pushime On Top”, Eni Shehu dhe Lei Kraja, të cilët u kanë bërë intervista të ndryshme atyre.

Teksa Rizarta Hoxha dhe Krisa Çaushi po merrnin ëmbëlsira, Eni Shehu ka shkuar pranë tyre dhe u ka bërë një lojë. Ai u ka kërkuar vajzave që të krahasonin ish-banorët me ëmbëlsirat.

Pjesë nga intervista:  

Eni: Kush është më energjiku te grupi jonë?

Rizarta: Xeni, i cili është kjo ëmbëlsira me çokollatë dhe fruta sipër. Është i ëmbël, topolak dhe ka bazament. Plus është i ngrënshëm dhe preferohet shumë.

Krisa: Edhe kjo këtu e mirë, është shumë verore

Eni: Kush mund të ishte shumë veror?

Krisa: Mund të themi Lei për këtë

Rizarta: Ndërsa kjo jeshilja është Ben Ten, ky është Klajdi

Krisa: Unë do thosha Vserlo. Për Klajdin do thosha diçka më të rëndë.

Eni: Po Loredana cila mund të jetë?

Rizarta: Kjo çokollata e parë këtu, ose si kjo si zemër, se si zemër është Lori

Krisa: Po Shqipja?

Rizarta: Shqipja është bakllava, është e ëmbël, është e rëndë

Krisa: Edhe e shijshme

Eni: Më gjeni pak Aldon

Rizarta: Më gjeni ëmbëlsirën më të shpifur këtu, më e keqja

Krisa: Tiramisu

Eni: Aldo më i shpifur, më i keq, nuk ka ëmbëlsira të këqija këtu

Rizarta: Po ndonjë ëmbëlsirë që të lë si shije të keqe

Krisa: Që të lë shije të keqe?

Rizarta: Po

Krisa: Ato biskotat që janë pa shije

Eni: Kota biskota

Rizarta: Një kot biskotë. Kurse unë jam sultiash, jam e ëmbël por në sasinë e duhur të ëmbëlsisë.

Krisa: Unë jam kjo me red velvet ose kjo ëmbëlsira me çokollatë.