Reperja e famshme, Cardi B, është përfshirë të martën në një moment tensioni. E gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë gjykatës në Los Angeles, kur një paparac e pyeti për thashethemet virale në lidhje me shtatzëninë.
Videoja e momentit që po qarkullon në rrjetet sociale tregon Cardi B duke reaguar menjëherë ndaj pyetjeve të papërshtatshme.
Mediat e huaja shkruajnë se fotografi iu afrua reperes së famshme duke e pyetur në lidhje me pretendimet se ish-partneri i saj, Offset, po mburrej se “e ka lënë shtatzënë për herë të katërt”. Ai gjithashtu e pyeti nëse parashikon ndonjë “problem atësie me Stefon Diggs”, partnerin e saj aktual që nga qershori.
Reperja reagoi shumë shpejt dhe e vendosur, ajo rrëmbeu një stilolaps nga dora e një fansi dhe e hodhi drejt paparacit, duke e qortuar atë për “mungesë respekti”.
Pas këtij momenti, Cardi B u drejtua drejt një automjeti të pritur nga truprojet e saj, duke shmangur konfrontimin e mëtejshëm.
Megjithatë, paparaci provoi të ruante qetësinë dhe tha: “Unë ende të dua edhe pse më gjuajte”, duke u përgjigjur me humor. Cardi B ia ktheu shpejt: “Mos e bëj këtë”.
Ky incident është një kujtesë e qartë e sfidave që përballen yjet e njohur për privatësinë e tyre dhe reagimet e paparacëve, sidomos kur përfshihen thashetheme mbi jetën personale dhe marrëdhëniet romantike. Fansat dhe ndjekësit e reperes shprehën mbështetje për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë për të ruajtur respektin dhe hapësirën personale.