Aktori i famshëm, Brad Pitt, ka paraqitur një mocion për të marrë akses në mesazhet private nga ish-gruaja e tij, Angelina Jolie, përpara gjyqit të tyre të ardhshëm për verarinë franceze “Chateau Miraval”.

“Page Six” ka siguruar dokumentet ligjore, në të cilat vihet re se 61-vjeçari po i kërkon gjykatës të detyrojë Alexei Oliynik, një përfaqësues të Stoli Group, të dëshmojë dhe të dorëzojë komunikimet që kishte pasur me yllin e Hollywood-it.

Sipas dokumenteve të paraqitura në qershor, Brad Pitt u përpoq të arrinte një marrëveshje me Oliynik për këtë çështje, por pa sukses. Oliynik thuhet se ka refuzuar të përmbushë kërkesën, duke përmendur se qytetarët zviceranë nuk janë të detyruar të udhëtojnë në Kaliforni për të dëshmuar.

Megjithatë, avokatët e Brad Pitt argumentojnë se kjo jurisprudencë nuk zbatohet në këtë rast, pasi aktori po kërkon që dëshmia të bëhet nga distanca nga vendi i banimit të Oliynik.

Në padinë e paraqitur më 30 qershor, aktori i famshëm pretendon se Oliynik veproi “me urdhër” të CEO-s së Stoli Group, Yuri Shefler, dhe konsiderohet një “dëshmitar kritik” në padi. ​​Vendimi i gjykatës për mocionin është ende në pritje dhe nuk është caktuar një datë gjyqi për vreshtarinë.

Burime pranë 61-vjeçarit thonë se ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me Oliynik, por me Stoli Group në tërësi, i cili “shmang ose sfidon në mënyrë sistematike vendimet e gjykatës”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt blenë së bashku “Chateau Miraval” gjatë marrëdhënies së tyre. Pas ndarjes së tyre, aktorja shiti pjesën e saj, të cilën Brad Pitt e kishte përshkruar si një veprim “hakmarrës” kundër tij, dhe një mosmarrëveshje ligjore pasoi në vitin 2022.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u takuan në vitin 2004, u martuan në vitin 2014 dhe u divorcuan në vitin 2016, me divorcin e tyre që u finalizua në dhjetor 2024, pas një beteje ligjore shumëvjeçare.