Mëngjesin e kësaj të mërkure, Kiara Tito ishte bashkëmoderatore në emisionin “Wake Up”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Moderatorja ka folur për filmin që po realizon së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Ajo ka zbuluar sfidat dhe emocionet që po përjeton gjatë kësaj periudhe mjaft të ngarkuar me punë.

Sipas Titos, puna intensive për filmin po e mban larg familjes, sidomos nga vajza e saj, Luna.

 “Nuk takoj shpesh Lunën, ndihem shumë në faj”, u shpreh Kiara, e cila më pas shtoi se pavarësisht ngarkesës së madhe, po përpiqet të balancojë karrierën me jetën personale, edhe pse shpesh ndjen mungesën e momenteve të përbashkëta me vajzën.

Filmi me Luizin duket se ka marrë shumë vëmendje që në fazën e parë të produksionit, dhe Kiara theksoi se projekti po i jep mundësinë të sfidojë vetveten në plane të ndryshme artistike.

“Filmi do të ketë pak dashuri, pak dramë, pak si shumë të qeshura. Në shkurt do të dalë në kinema. Titullin nuk e kemi gjetur akoma. Jemi shumë konfuzë dhe jemi gjatë gjithë kohës në debat për këtë. Jo më pëlqen kështu, jo ashtu, prit, duro”, tha Kiara.

Gjatë bisedës me Blendi Salajn, Kiara u shpreh se përtej ekranit, roli i nënës mbetet gjithmonë prioritet për të, dhe se mallin për vajzën e saj e bën të ndjejë edhe më shumë përgjegjësi për të menaxhuar kohën dhe përkushtimin në projektet e saj.