Modelja e famshme, Chrissy Teigen, ka qenë objektiv i kritikave në rrjetet sociale, pasi shumë përdorues e akuzuan atë se kishte shpërfytyruar fytyrën e saj me injeksione të tepërta.
Duke iu përgjigjur me një sërë postimesh në “Instastory”, 39-vjeçarja dhe gruaja e John Legend pyeti veten pse njerëzit ndiejnë nevojën për të shprehur publikisht mendimet e tyre negative, në vend që t’i mbajnë ato për vete.
“Ndaloni së qenuri të mjerë. Sinqerisht, çfarë ndodhi me kohën kur ne thjesht… mendonim për gjërat?” , tha ajo, e cila duke e mërzitur.
“Mollëzat e tua janë shumë të mbushura. Pse i mbushe faqet ashtu? Pse e bën atë me buzët tua? Epo, nuk do ta bëja kurrë këtë. Kurrë! Kurrë! Kurrë! Është kaq e neveritshme!”, tha ajo me ironi duke imituar komentet që merr.
Në mbyllje, ai shtoi me ironi: “Çfarëdo që të postoj, dikush do të thotë diçka për letrën e murit, fytyrën, bluzën e fëmijës tim, kosin tim jo organik. Por unë të dua, edhe pse je pak i çuditshëm”.
