Meghan Markle ishte e pranishme në eventin e Fondacionit “Women of Vision Award”. Dukesha e Sussex ishte në Nju Jork e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry dhe nëna e saj, Doria Ragland. 41-vjeçarja ishte një nga personat e nderuar dhe vlerësuar me çmimin “Woman of Vision” për frymëzimin e shumë grave dhe vajzave.

Në këtë ngjarje, Meghan takoi shoqen e saj Gloria Steinem, bashkëthemeluese e fondacionit, e cila i dorëzoi asaj çmimin.

Gjatë fjalimit të saj, Megan falënderoi Steinem pasi ka qenë një frymëzim për të, për këshillat e saj të mençura, për sensin e saj të humorit dhe miqësinë e pabesueshme.