Dita e sotme nisi mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por situata ndryshoi mes banorëve dhe nisën debatet.
Ola nisi të debatonte me Loredanën, pasi kjo e fundit e kishte pyetur nëse i ka marrë një parfum. Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak banores e cila në një momenti i tha:
“Ti tjetra mos më akuzo mua për parfumet e tua të skaduara se nuk më interesojnë hiç”.
Loredana më pas i kthehet duke i thënë: “Origjinale të gjitha. Për hajdute në këtë shtëpi ty të njohim se atë ke bërë në këtë shtëpi”.
Ndërsa teksa ndodheshin jashtë duke shijuar rrezet e diellit, Loredana thotë për Olën se ‘ka bërë lojë vetëm me çunat’.
“Ça bëre? U bëre shollë e këpucës së tij? I the Tirit që keni flirtuar bashkë, ça ke bërë? Maje takave ke qenë gjithë ditën”, iu kthye banorja, e cila më pas i thotë emrin dhe mbiemrin, por këtë të fundit e thotë ndryshe.
“Brati, mos ma shtrembëro mbiemrin se fluturove në pishinë”, i kundërpërgjigjet Loredana.
Pjesë nga debati:
Ola: Ti tjetra mos më akuzo mua për parfumet e tua të skaduara se nuk më interesojnë hiç.
Loredana: Origjinale të gjitha. Për hajdute në këtë shtëpi ty të njohim se atë ke bërë në këtë shtëpi.
Loredana: Gocë që bëri lojë vetëm me çunat
Ola: Po ti ça bëre?
Loredana: Unë bëra shumë.
Ola: Ça bëre? U bëre shollë e këpucës së tij? I the Tirit që keni flirtuar bashkë, ça ke bërë? Maje takave ke qenë gjithë ditën. Ça ke bërë?
Loredana: Vazhdo, edhe një tjetër.
Ola: Nuk ke bërë asgjë tjetër në shtëpi Loredana Hapi.
Loredana: Brati, mos ma shtrembëro mbiemrin se fluturove në pishinë.