Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” do të rikthehet për herë të parë në këtë sezon, zinxhiri i shpëtimit. Gjithashtu do të ketë një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja.

Kështu shkruhet në promon e publikuar në profilin zyrtar të BBV në “Instagram”:

“Nominimi i papritur i Mateos… A po luan Brikena?

Erik, Ina, Keijsi apo Mateo, kush do të largohet mes tyre?

Për herë të parë, rikthehet zinxhiri i shpëtimit…

Me një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”.

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Kujtojmë se Brikena si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Prime-n e së shtunës kishte një avantazh të rëndësishëm.

Duke qenë se Stelina ishte një banore e vetme me Inën, ajo doli automatikisht në nominim për shkak të kësaj të fundit.

Brikena kishte mundësinë që t’a zëvendësonte Stelinën ose t’a linte në nominim së bashku me Inën. Por sipas saj, ajo ishte e pafajshme dhe nuk kishte të bënte aspak me këtë televotim, e si pasojë e ndërroi atë me Mateon.

Ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim nga ana e Brikenës, pasi ai kur ka hyrë në shtëpi i ka dhënë asaj imunitet, duke e shpëtuar nga nominimi.