I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Julian Deda ka zbuluar se kë personazh të njohur të ekranit do dëshironte të shikonte në “Big Brother VIP”.

Teksa u pyet nga moderatorja e njohur, Lei Kraja, se kujt do ia sugjeronte eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banori i edicionit të tretë u shpreh ‘se u ka thënë të gjithëve’.

Më pas aktori i dashur për publikun shtoi se do dëshironte të shikonte aty brenda kolegun e tij, Ermal Mamaqi.

Pjesë nga intervista:

Lei: Nga miqtë e tu kë do doje ti të ishte pjesë e këtij formati? Që do ia sugjeroje fuqishëm

Juli: Unë ua kam sugjeruar të gjithëve. U kam thënë të gjithëve futuni, vetëm mendo se çfarë do të bësh, në kuptimin ndaje mendjen që do futesh në “Big Brother” kaq e thjeshtë historia. Kë do doja të shikoja unë aty brenda? Pyetje shumë interesante, më filloi loja mua… Edhe pse nuk jemi miq, do doja të shikoja brenda Ermalin

Lei: Mamaqin?

Juli: Po

Lei: Shumë pyetje interesante po përgjigja ishte akoma më interesante.