E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Pjesë nga intervista:
Si e komenton hyrjen e Rogertit në shtëpi?
Ky po bën shumë zhurmë, por mendoj se siç po bën zhurmën, ashtu do harrohet shumë shpejt. Nuk mendoj se do të ketë jetëgjatësi. Edhe banorët do ta nxjerrin të parët në nominim, sa t’u vijë rasti. Mendoj se edhe publiku nuk ka ndonjë simpati, unë për vete nuk kam ndonjë simpati. Është futur si i përgatitur nga jashtë, me laps e letër, këtë do t’i bëjë Kristit, këtë do t’i bëjë Selinit…
Rogerti po i godet të gjithë tek pjesa e familjes. “Big-u” nuk është të luash me familjen, nuk e di pse e përdorin. E filloi me Selin duke i thënë: “Nëse unë do të isha vëllai jot, nuk do të pranoja në shtëpi”. Kjo është karta më e dobët që mund të luajë një lojëtar, në bazë të familjes. Po ky a ka familje, apo jo? Mali më pëlqen sepse nuk i kthehet, kurse të tjerët po bien pre, në grackë. Mendoj që aq do të zgjasë tymi i tij, një javë maksimumi. /TAR/


