Këngëtarja e njohur, Xhesika Ndoja, i ka habitur ndjekësit e saj në “Instagram” me postimin e fundit që ka bërë.

Ajo ka postuar dy fotografi ku shfaqet e kuruar në çdo detaj, por vëmendjen e ka marrë poza e dytë ku ka treguar gishtin e mesit.

“Qesh për armikun! Gishtin e mesit për mikun? zgjati dorën dikujt qe ta ka zgjat ne nevoje❤️”, ka shkruar Xhesika bashkëngjitur me fotot e postuara në “Instagram”.

Pozat e këngëtares janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, të cilët duken se kanë qenë dakord me mbishkrimin që ka lënë në pozat provokuese.

Ndoja njihet për postimet e saj seksi dhe provokuese në rrjetet sociale, ku herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve.