Këngëtari i njohur, Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për projektet e reja muzikore dhe jo vetëm.

Finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” komentoi pak edhe ish-banorët e tjerë, me të cilët pati rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, një nga moderatoret e pyeti Mirin nëse ka blerë më lule te dyqani i motrës së Stelina Kurila dhe ai u përgjigj me ‘po’. I pyetur se për kë i ka blerë lulet, këngëtari i njohur u përgjigj duke thënë:

“Për atë rast që kam patur”.

Kujtojmë se Keijsi Hyseni kur ishte brenda shtëpisë së BBV 5, bëri një deklaratë të fortë për Mirin, duke thënë se ‘ka blerë lule për dashnoret te dyqani i Stelinës’.  

Kjo deklaratë e papritur u hodh poshtë menjëherë nga Stelina dhe këngëtari i njohur.

Pjesë nga intervista:

Moderatorja: Një gjë tjetër që është diskutuar shumë aty brenda asaj shtëpie, ka qenë përveç raportit që ju të dy keni patur jashtë shtëpisë…

Miri: Me Stelinën prapë?

Moderatorja: Po. A ke blerë më lule te dyqani i motrës së Stelinës?

Miri: Po, kam blerë.

Moderatorja: Për kë?

Miri: I kam blerë për ato raste…

Stelina: Ke blerë me të vërtetë?

Miri: Po. Nuk e di Stelina se nuk merret me këtë punë, merret e motra. Për kë thatë ju? Për atë rast që kam patur.

Moderatorja: Si ta marrin ne këtë? Si the, shoku kishte bërë një çun.