Rogerti ka debatuar ashpër ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” me Brikenën. Ai i tha se si njeri jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo është një vajzë e mirë dhe që kujdeset për të tjerët.

Por Rogerti shtoi se Brikena është total jashtë lojës. Madje i tha se nëse i bie në dorë ndonjë avantazh, ai do t’a nxjerrë jashtë. Sipas tij, do t’a vendosë përballë Selin, Mirit apo vetes.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Jam i bindur që ke vlera njerëzore, që në fakt është mirë që ti tregosh këto vlera, që kujdesesh për njerëzit, e pranoj këtë gjë.

Brikena: Mendimet e tua nuk më interesojnë.

Rogerti: Ti je dyfish me e dashur se Selin. Ti u jep ushqim njerëzve te stacioni i trenit me i pa. A u jep?

Brikena: Mendimet e tua nuk më interesojnë.

Rogerti: Ato endacakët që i ke jashtë, në Milano, me i pa, a i ndalon në rrugë me iu dhënë diçka për të ngrënë. A i pyet? Si njerëzore mendoj se e bën. Me shkuar Selin, kjo nuk e bën atë gjë. Pra, vetëm këtu mendoj mirë për ty. Pastaj ça ke këtu në lojë, ta kam shpjeguar 100 herë, ti zonjë e dashur nëse nuk i pasqyron publikut o dashuri, o shkëputje, ti je total jashtë nga kjo lojë.

Brikena: Ti je i pacipë.

Rogerti: Dhe jam i bindur se po më erdhi mua ndonjë gjë, Brikena Selmani, për kokë të nënës nëse nuk të heq ty. Po më erdhi gjë në dorë, do të vë kundër Selin, Mirit dhe vetes. Mbaje mend. Kam qenë total tifoz dhe promovimi i jot, kam rrezikuar ortakërinë me Juelën, vetëm për të treguar se ti mund të shkosh në finale pa Mateon. Tani më ke kthyer në kundërshtar të përbetuar.