Krishtlindja është koha më e ngarkuar e vitit, e mesa duket jo vetëm për Santa Claus. Punëtorët e seksit e duan periudhën festive pasi është sezoni i tyre më i suksesshëm. Ndërsa shumë klientë kërkojnë shoqëri gjatë festave, të tjerë thjesht duan të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre gjithashtu.
Alice Little punon si një prostitutë shumë e suksesshme ligjore nga bordelloja Chicken Ranch pranë Las Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe sipas punëtores së licencuar të seksit, ka tre lloje klientësh që ajo pret rreth periudhës së Krishtlindjes.
Nga shpirtrat e vetmuar deri te fanatikët e seksit të Krishtlindjeve, Alice ka vendosur që të flasë për “Daily Star”.
“Shumë besojnë se Krishtlindjet janë një kohë e ngadaltë për punonjësit e seksit që mendojnë se klientët do të kalojnë kohë me familjen e tyre. Ndërsa kjo në përgjithësi mund të jetë e vërtetë, në fakt ka disa persona që kontribuojnë në një rritje të Krishtlindjeve”, ka thënë ajo.
Alice tha se lloji i parë i klientit është “dhurata”, një individ që shijon kohën me një punëtore seksi si dhuratë.
Në fakt, punonjësja e seksit tha se nuk është e pazakontë që një mik të befasojë një të divorcuar së fundmi me një vizitë në një bordello.
Gjithashtu çiftet e martuara herë pas here festojnë sezonin duke i dhuruar vetes një treshe.
“Shumë burra përfitojnë nga koha e pushimeve. Gjatë Krishtlindjeve, unë u kam marrë virgjërinë shumë personave që vendosën t’i bënin vetes dhuratën e seksit për herë të parë”, ka shtuar ajo.
Kjo e fundit pretendoi se burrat e vetmuar gjithashtu kontribuojnë në rritjen e shitjeve gjatë sezonit.
“Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se punonjëset e seksit kanë shumë të përbashkëta me trapistët”, zbuloi ajo.