Ikona e muzikës country, Dolly Parton, u nda nga jeta të martën në Nashville, në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë dhe filantropi.

Vetëm katër ditë para vdekjes, Parton kishte deklaruar në një intervistë për revistën People se ende kishte shumë gjëra që dëshironte të realizonte.

Sipas zëdhënësit të saj, artistja kishte lënë si dëshirë që familja të organizonte një ceremoni të vogël dhe private për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Fansat dhe miqtë janë ftuar ta nderojnë kujtimin e artistes përmes rrjeteve sociale, duke publikuar mesazhe në profilin e saj ose në faqen zyrtare. Familja ka kërkuar gjithashtu që, në vend të luleve, admiruesit të bëjnë donacione për fondacionin e saj “Imagination Library”, një nismë që prej vitesh mbështet fëmijët dhe edukimin përmes shpërndarjes së librave.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi Bryan Seaver përmes një videoje në Instagram.

Ai tregoi se Dolly i kishte kërkuar shumë vite më parë që një ditë të ishte ai personi që do të njoftonte publikun për ndarjen e saj nga jeta, shumë kohë përpara se të imagjinonte se do t’i duhej vërtet ta bënte këtë.

Dëshira për një lamtumirë të thjeshtë dhe private pasqyron edhe një tjetër anë të artistes, e cila pavarësisht famës së jashtëzakonshme, kishte ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me familjen dhe njerëzit e saj më të afërt.