Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”.
Teksa po bënte parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin dhjetor, Neada Muçaj e pyeti gjithashtu për festat e fundvitit.
“A duhet t’a vendosim pemën më datë 6? Duket si datë zyrtare”, e pyeti moderatorja e njohur.
“Vendoseni pemën kur të doni, por nuk e di, më datën 6 është tradita. Kam parë që pema është vënë që në fillim të dhjetorit. Kanë nevojë njerëzit për drita. Unë nuk jam e rreptë me rregullat”, tha Meri.
Por Shehu i habiti të gjithë kur tha se për “astrologët Viti i Ri fillon më 21 mars”.
“Ne astrologët vitin e fillojmë më 21 mars. Për ne Viti i Ri është më 21 mars. Viti i Ri kinez është ndryshe. Për ne astrologët Viti i Ri fillon kur fillon shenja e Dashit”, tha astrologia e njohur.
Sipas saj, të gjitha festat e rilindjes së natyrës bëhen më 21 mars.