Simon Cowell ka folur hapur për betejën me shëndetin mendor, për shkak të të cilit përfundoi duke bërë terapi. Simon ka diskutuar rreth problemeve më të cilat ai u përball gjatë pandemisë.

Ai ka treguar se vuante nga depresioni për vite me radhë por e kishte neglizhuar, duke menduar se ishte pjesë e karaketrit të tij. Simon ka thënë se “lockdown” i Covid-19 ishte një katalizator.

Anëtari i jurisë së “Britain’s Got Talent” është rrëfyer për “Mirror”, duke thënë: “Në fillim fare, ku sapo virusi kishte nisur të përhapej, disa miq të mi u sëmurën shumë keq. Kështu që mendova me veten time se nëse më kap ky virus, do përfundoj keq si ata. Nuk dija se çfarë ishte e vertetë dhe çfarë jo në lajme. Nuk ia kisha idenë e asaj çfarë po ndodhte por e vetmja gjë për të cilën mendoja ishte që mos ta merrja si virus. Isha i tmerruar“.

Simon ka treguar se për herë të parë i është drejtuar terapisë, për të cilën shprehet se ka ndikuar mjaft pozitivisht në jetën e tij.

Do doja shumë të kisha bërë terapi rreth 10 apo 20 vite më parë. Duket sikur më është hequr një peshë e rëndë nga shpatullat“, shton Cowell. Ai shpreson se duke folur hapur për seancat e terapisë, shumë njerëz do mund të inkurajohen për të kërkuar ndihmë.