Në një intervistë për Top Channel, fituesja e edicionit të pestë të “BBV”, Selin Bollati ka treguar se si po ndjehet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndihem shumë mirë, s’e kam marrë akoma veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’.
Gazetarja e pyet: A ka mes tyre miq të vërtetë përveç Gimbos?
Selin:
Patjetër, Shëndrit Lumi. Me Shëndritin jemi takuar shumë pak, por jemi takuar dhe është një nga miqtë e mi më të mirë.
Gazetarja:
Pak më parë ti bërë një status në rrjetet sociale mes falënderimeve, mirënjohjes dhe gjithçkaje që ti ke marrë nga ky rrugëtim i gjatë në Big Brother.
Selin:
Po, para pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte edhe një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim, për të gjithë ata njerëz që më mbështetën dhe ishte edhe një moment që mora për publikun.
Gazetarja:
Mes komenteve ishte edhe një foto me Gimbon dhe shoh që edhe sot jeni kombinuar shumë mirë bashkë. Ishte kjo arsyeja që u vonuat, për t’u kombinuar kaq bukur me njëri-tjetrin?
Selin-Gimbo:
Kishim pak punë dhe e morëm me qetësi, avash-avash.
Gimbo:
E kam pritur dhe do e pres, ndihem shumë mirë, për momentin jam më mirë se ç’isha në fillim. E kam thënë se e fiton Selin, një fitore e merituar e Selin, kemi ardhur për të festuar sot fitoren e saj.




