Shakira dhe Bizarrap kanë bashkuar sërish forcat, duke sinjalizuar mundësinë për një projekt të ri. Vlen të përmendet se Bzrp Music Sessions, Vol. 53 ka qenë një nga hitet më të mëdha të vitit 2023.
Në atë këngë, kishte referenca për Gerard Pique dhe Chara Chia. Tani presim se çfarë mund të ndodhë në një këngë të re që këngëtarja kolumbiane mund të publikojë në bashkëpunim me producentin argjentinas. Shakira së fundmi ka ndarë një foto me Bizarrap, dhe ajo që vlen të theksohet është se ata ndodheshin në një studio regjistrimi.
View this post on Instagram
Shakira vazhdon të jetë tepër aktive. Pas ndarjes me Pique-n, ajo ka qenë shumë e fokusuar në punën e saj profesionale, duke publikuar disa këngë të suksesshme.
Filloi me “Te Felicito”, më pas “Monotonia”, e ndjekur nga hiti i njohur 53 me Bizarrap, “TQG” dhe së fundmi “Acrostico”, në të cilën djemtë e saj Sasha dhe Milan shfaqen në videoklip. Edhe pse Shakira ka publikuar shumë këngë, asnjëra nuk ka arritur të njëjtin nivel suksesi dhe ndikimi si bashkëpunimi i saj me Bizarrap.