Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erjola Doçi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…
Pjesë nga intervista:
Çfarë parashikon ajo se do të ndodhë mes Inës, Keijsit dhe Stelinës?
Për Stelinën më vjen shumë keq për mënyrën se si e ka nisur lojën. E pashë edhe tek pyetjet te Konferenca e të Nominuarve, që i thoshte se historinë do e vazhdonte me të, dhe Keijsi që i thonte ‘po, po, në autobus’. Keijsi ka vetëm një drejtim, famën. Dhe nuk i intereson nëse këtë drejtimin do e luajë me një as nën mëngë që quhet Stelina, apo Ina. Për të vajzat janë si letra bixhozi, njëra Fant tjetra Çupë, kështu i shikon Keijsi vajzat. Mua më vjen shumë keq sepse jam vajzë vetë. Edhe nëse i shpëtojnë nominimit Ina dhe Keijsi, po të jem si Ina do e kisha lënë Keijsin, nuk do merresha më me të, do i kërkoja falje dhe Stelinës. Nëse ajo do të dalë e nderuar dhe faqebardhë dhe do të bëjë lojën e saj në “Big Brother” dhe pse jo të krijojë një lidhje me një nga djemtë e tjerë aty, do e kishte lënë Keijsin me ‘presh në dorë’. /TAR/



