E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë botuesja Arlinda Dudaj, e cila ka folur më shumë mbi librin, si dhe sa lexojnë realisht njerëzit sot. Por ajo është ndalur më shumë edhe tek deklarata e modeles së “She’s On Top”, ku tha se librin e përdor si aksesor për të bërë foto të bukura në plazh…
Pjesë nga intervista:
Si e komenton këtë deklaratë?
Ma dërgoi një miku im që është një lexues i jashtëzakonshëm dhe ma nisi për gallatë. E pashë dhe i thashë ‘më bëre për ilaçe. Kjo ishte pjesa e parë, pata një shokim. Jo se nuk e di situatën. E di shumë mirë që situata është për të vënë duart në kokë. Njerëzit lexojnë shumë pak. Madje edhe njerëzit që kanë lexuar, i shoh që të lexojnë shumë më pak se më përpara. Dhe një njëfarë mënyre edhe i justifikoj, ka shumë njerëz që kanë halle. Megjithëse them gjithmonë që libri është tamam si një melhem që ti iaa vë dorës së djegur dhe e qetëson. Unë të paktën kështu e mendoj, nëse je djegur diku dhe vendos atë melhemin, kështu është edhe libri për shpirtin, por qoftë dhe për hallet dhe për lodhjet e sfidat e panumërta që na jep jeta.
Por ka diçka jo të vërtetë në këtë, ka diçka të stisur. E para, që vajza e kishte Story-n gati për ta treguar dhe e tregon shumë shpejt. Dhe e dyta, mënyra se si ishte shumë e përgatitur për ta thënë. E tha në një mënyrë shumë të qetë, më bëri përshtypje fytyra e sah, që nuk i lëvizte asgjë, qartësia e saj. Por nuk mund të them që ishte e paaartikuluar. Kjo është pjesa që më vë mua në dyshim, në raport me të gjithë vërtetësinë e kësaj. Gjithsesi, le ta marrim që nuk ishte e vërtetë dhe ishte një sajim, për çfarë bëhet kjo? Dikush më tha për klikime, por kjo është dhe pyetja ime…
Ndërkohë Enxhi tha se studion në fakultetin e mjekësisë dhe është me 10-ta…
Si qenka kjo punë, që një njeri që thotë diçka të tillë, qenka me 10-ta dhe për më tepër të ketë pasur letësinë notën 9?! Mjekësia është degë e rrezikshme. Dhe tani duhet të vëmë pikëpyetje të gjithë këtyre profesorëve dhe dijeve të kësaj vajzës. Më duket shumë kundërsens. Apo është kjo vajzë kaq e zgjuar sa po na përdor të gjithëve?! Më duket e vështirë që ajo të bëjë mjekësi. Se dhe mjekësia është një tjetër profesion që duhet të ketë fisnikërinë, duhet të ketë kujdesin, empatinë, gjëra të cilat nuk po i vë re. Të gjitha këto janë pjesë e këtij sistemi të madh, sistemit të klikimeve, sistemit të kërkimit të vëmendjes. /TAR/