Mbrëmjen e djeshme ka lënë përfundimisht garën e “Big Brother VIP 5” Stenaldo Mëhilli. Në nominimin kokë më kokë më Mateon, ishte ai që u eliminua.

E teksa ishte në studio, pyetjes së Arbër Hajdarit se ‘kush e fiton Big Brother?’, ish-banori u përgjigj se nëse dëshira e tij do të ishte vullnet, fitues është Mali.

Por më pas shtoi se për të gjitha gjërat që Selin i ka dhënë këtij programi, mendon se ajo i ka të gjitha për të fituar.

“Tani unë jam përpara publikut dhe të them të drejtën “Big Brother” ka një kleçkë të vogël aty brenda. Ju na shihni gjithmonë, por për mua, edhe pse jam parë nga një publik madhor gjatë gjithë kohës, fakti që ndiej një sallë këtu do të thotë shumë. Faleminderit që mund t’ju ndjej kaq afër.

Arbër nuk diskutohet që nëse unë do të bëja një zgjedhje dëshire dhe nëse dëshira ime do të ishte vullnet, Big Brother e fitonte Mali. Djali që unë e çmoj për personin që është. Por unë e kam lexuar Big Brother nga brenda shtëpisë sikur të kem qenë pjesë e këtij publiku. E dua të them që në sens racional fare, dinamikat që i ka sjellë programit Selin, ajo që i është dashur të durojë, përballja që ka patur me të mirën dhe të keqen, historia që unë e kam vlerësuar të vërtetë pas pikëpyetjeve të para me Gimbon, mënyra se si i është qasur në tërësi gjithë Big Brother-it të saj. Besoj i ka të gjitha për të fituar”, u shpreh Stenaldo.