Danja ka biseduar me Aldon dhe kjo e fundit i ka shprehur se:
Ti the një fjali dhe nxorre mllef, unë thash një fjali dhe nuk nxorra mllef.
Aldo:
Ti më shite. Kur ke kritikë nuk është mllef, një kritikë që ti ke vendosur në kokë për ta neglizhuar, qëndrimi yt nuk më ka bërë sens por të kam mbrojtur. Mendimi im për qëndrimin tënd kontradiktor për G Banin ku të ka akuzuar gjithë shtëpia dhe unë të kam mbrojtur.
Danja:
Dukem qesharake tani.
Aldo:
Ti tani je e vërtetë.
Danja:
Pse sa kohë që isha shoqe me ty nuk isha e vërtetë?
Aldo:
Ti the e bëj për lojë.
Danja:
Me mua ti ke dalë keq.
Aldo:
Ty të thanë opoinionistët që e ke shitur Aldon.
Danja:
Të kam shitur shtrenjtë.
Aldo:
Shtrenjtë është të më mbrosh.
Danja:
Ti mua më shite lirë sepse shitja jote erdhi pas shitjes time. Ajo që unë kam thënë ka qenë kontekst dhe unë e sqarova. Nëse do të doja të godisja do thoja ky djali më thua mua që kjo vajza është kalama dhe ky nuk është një shok i mirë dhe i drejtpërdrejtë.