Jay-Z, i cili u akuzua së fundi për përdhunimin e një 13-vjeçare në vitin 2000, bashkë me reperin Diddy, ka thyer heshtjen për herë të parë.

Reperi i famshëm ka mohuar akuzat dhe këmbëngul se është viktimë e një ‘përpjekje shantazhi’.

Ai është shprehur se frika e tij me e madhe momentalisht është përballja e fëmijëve të tij me këtë akuzë. Jay-Z gëzon tre fëmijët me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.

Jay-Z është veçanërisht i shqetësuar për Blue Ivy, 12 vjeç. Ai ka frikë se ajo do të përballet me pyetje nga miqtë e saj që lidhen me padinë. Çifti ka edhe dy binjakë Rumi dhe Sir, shtatë vjeç.

“Shqetësimi im i vetëm lidhet me familjen time”, tha Jay-Z në një deklaratë, shkruan “Daily Mail”.

“Unë dhe gruaja ime do të duhet të ulemi me fëmijët tanë, njëri prej të cilëve është në moshën ku miqtë e saj me siguri do të shohin lajmin në media dhe do të bëjnë pyetje rreth këtyre pretendimeve, do të shpjegojnë mizorinë dhe lakminë e njerëzve”, ka thënë ai.

Jay-Z, i cili u akuzua për sulmin në një festë pas “MTV Video Music AWards 2000”, deklaroi se ‘fëmijët e tij nuk duhet t’i durojnë’ akuza të tilla në këtë moshën që janë.

“Është e padrejtë të përpiqemi të kuptojmë shkallët e pashpjegueshme të keqdashësve që synojnë të shkatërrojnë familjet”, tha ai.

Akuzuesja, e cila e identifikon veten si Jane Doe në dokumentet ligjore të shqyrtuara nga “Daily Mail” thotë se ajo u sulmua në një festë pas shfaqjes së çmimeve, e cila u zhvillua më 7 shtator 2000 në Radio City Music Hall të Nju Jorkut.