Cristiano Ronaldo u rikthye sot tek goli duke i shënuar Udineses për të konfirmuar formën e mirë që po kalon Juventusi i pandalshëm në Seria A, por ai gjendet në kulmin e një debati për një përdhunim të pretenduar nga amerikania Katrin Majorga, që portugezi dyshohet se e ka kryer në 2009 në Las Vegas.
E teksa vetë Ronaldo mohon akuzat, skandali seksual merr përmasa më të mëdha, teksa ish e dashura e tij Irina Shajk e ka akuzuar sot për tradhti.
“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se ai më tradhtonte me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë”, ka rrëfyer Shajk.
Ajo madje thotë se CR7 ka vepruar si një i ri i papjekur, çka ka ndikuar edhe në ndarjen e tyre.
https://youtu.be/RYF3k8y0RtU
“Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë, sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma”, thekson modelja ruse.
Irina dhe Ronaldo qëndruan 5 vite bashkë dhe ajo ishte shoqëruesja më e afërt e yllit portugez në tribuna dhe rrugëtimin e tij për të arritur sukseset e njëpasnjëshme të Lionel Messit.
6 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)