Gerta, Indriti dhe Loredana kanë biseduar ditën e sotme në lidhje me lojën e Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Sipas Gertës, banorja ka luajtur pisët pasi ka përdorur çunat e shtëpisë.

“Ajo është një lojë e pisët, të luash me joshje në këtë shtëpi. Kam një javë që i them një fytyrë leckë, merresh me G-Banin, me Laertin, përdor Aldon për xhelozi, merresh me Jozin. Ajo është duke përdorur të gjithë djemtë e shtëpisë”, tha gazetarja.

Pjesë nga biseda:

Gerta: E kam pyetur Laertin ‘nuk e ke problem që ajo bën këto skena me çunat e shtëpisë’ dhe ai tha ‘jo’. E pyeta ‘pse’ dhe ai tha ‘ajo është e madhe dhe e di vetë se ça bën’. Pastaj thotë se ‘G-Banin nuk e kam konkurrent’.

Indriti: Nuk qëndron

Loredana: Është mungesë respekti

Gerta: Është budallallëk i madh

Indriti: Kush është mungesë respekti? Nga ana e Valbonës?

Loredana: Po. Unë jam me Jozin dhe e di që ti ke patur pëlqim për mua, e unë vazhdoj të them forca Indrit, mua më vjen turp o burrë

Gerta: Po pra, skandaloze

Indriti: Nuk i ka shprehur pëlqim

Gerta: Si nuk e kanë shprehur mo, e kanë thënë në prime.

Indriti: Sado europian të jemi, do ta tërheqësh pak e ti thuash pak më lehtë. Se edhe kjo rri me mua

Loredana: Unë e di që ti nuk ke pëlqim për mua, këtu është diferenca

Gerta: G-Bani ka luajtur me idenë që pëlqen Valbonën dhe kjo qeshte. Atë të qeshurën që e ka krejt djallëzore. Laerti i hidhte dje trëndafila dhe ajo qeshte. Një njeri që është i mërzitur, një njeri që ka inatin dhe mllefin, i shkon aty dhe i thotë ‘kujt ia bën këto’. Ashtu si ndodh edhe në jetë, që me zor pret me ia thënë. Mirë që nuk lëviz nga vendi po rri dhe qesh. Nuk është fare e prekur

Loredana: Asaj nuk dua ti hy shumë, por që e luan lojë shumë keq

Gerta: Ajo dhe Laerti

Loredana: Jam femër dhe më e vogël se ajo dhe disa gjëra as më…

Gerta: Ajo është një lojë e pisët, të luash me joshje në këtë shtëpi. Kam një javë që i them një fytyrë leckë, merresh me G-Banin, me Laertin, përdor Aldon për xhelozi, merresh me Jozin. Ajo është duke përdorur të gjithë djemtë e shtëpisë