Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale përdoret çdo ditë nga miliona persona dhe diskutimet se përdorimi i ChatGPT po na bën më dembelë, duket se teknologjia mund të na ndihmojë edhe në mjekësi. 

Një ekspert i teknologjisë, përdori inteligjencën artificiale dhe ChatGPT për të krijuar vaksinë kundër kancerit për qenin e tij që po vdiste.

Në vitin 2019, Paul adoptoi qenushen Rosie nga një strehë për kafshët e braktisura. Në vitin 2024, ajo u diagnostikua me kancer dhe mjekët u shprehën se nuk mund ta ndihmonin, kështu që Paul vendosi ta merrte çështjen në duart e veta.

Ai pagoi 3,000 dollarë për të zbërthyer ADN-në e tumorit të saj, ndërsa më pas futi të dhënat në ChatGPT dhe AlphaFold, për të identifikuar proteinat që kishin pësuar mutacione dhe ndihmuan në hartimin e një vaksine mRNA nga e para.

Paul ua kaloi të gjitha gjetjet mjekëve, të cilët u tronditën që dikush pa përvojë në biologji arriti ta realizonte këtë. Bazuar në të dhëna, mjekët prodhuan vaksinën dhe pas vetëm disa javësh trajtimi, tumori i Rosie u tkurr përgjysmë dhe gjendja e saj u përmirësua.