Një kompani që organizoi një lotari online pa autorizimin e nevojshëm në Spanjë është gjobitur me 750 mijë euro, pasi përdori si çmim një makinë luksoze në pronësi të një prej youtuber-ëve më të njohur spanjollë, TheGrefg. Vendimi është marrë nga Ministria e të Drejtave Sociale, Konsumit dhe Agjendës 2030, e cila e klasifikoi shkeljen si shumë të rëndë sipas legjislacionit për lojërat e fatit.
Lotaria u promovua në rrjetet sociale. Për të marrë pjesë, përdoruesit duhej të paguanin një euro për të blerë një imazh dixhital, i cili u siguronte një biletë për shorteun e makinës, me vlerë mbi 75 mijë euro. Sipas autoriteteve spanjolle, gjatë kësaj periudhe u shitën gjithsej 376.850 bileta. Megjithatë, kompania nuk kishte marrë lejen e kërkuar për organizimin e lotarisë, e cila ishte e aksesueshme edhe nga përdoruesit brenda Spanjës.
Kompania e gjobitur e kundërshtoi vendimin, por ankesa e saj u rrëzua nga ministria. Youtuber-i, emri i vërtetë i të cilit është David Cánovas Martínez, reagoi në rrjetin social X, duke sqaruar se masa financiare i drejtohet kompanisë dhe jo atij personalisht. Ai argumentoi se promovimi i lotarisë nuk e bën automatikisht përgjegjës për shkeljen.
Rasti ka rikthyer vëmendjen te lotaritë e organizuara përmes rrjeteve sociale, ku blerjet simbolike dhe dhuratat promocionale mund të shërbejnë si forma të lojërave të fatit të palicencuara. Youtuber-i, emri i vërtetë i të cilit është David Cánovas Martínez, reagoi në rrjetin social X, duke sqaruar se masa financiare i drejtohet kompanisë dhe jo atij personalisht.



