Vëllai i Madh ka vendosur sot që të surprizojë banorët me mesazhet e “Big Love”. Fansat, miqtë, familjarët apo partnerët e tyre kanë shkruar mesazhe të bukura për banorët e tyre të preferuar.
Danja ka marrë mesazhe të ndryshme, por më i bukuri për të ishte ai i partnerit të saj, Redi. Ky i fundit i shkruante se ajo ‘është perëndeshë e bukurisë dhe fituese e këtij Big Brother”.
Gjithashtu ai kishte edhe një këshillë për Danjën, të cilës i thotë që ‘të lexojë njerëzit, por të besojë vetëm në Zot’.
“Danja ime ti, je forcë e natyrës, perëndeshë e bukurisë dhe fituese e këtij “Big Brother”-i. Lexoji njerëzit, por beso vetëm në Zot. Zemra ime është e përsosur sepse je ti në të, mos e harro kurrë. Jepi forca dhe më bëj krenar shpirt. Të pres fitimtare beba ime. Redi”, shkruante partneri i Danjës në mesazhin e tij në “Big Love”.
“O të vdes unë. Më ka shumë malli”, tha Danja e emocionuar dhe e përlotur.