Roerd Toçe dhe Ensa shkelin për herë të parë skenën e Dancing With The Stars me një Rumba.

“Roerd, je shumë i bukur. Je një aktor shumë i bukur dhe poza jote të vihet re edhe kur kërcen. Partneren e ke një bombë dhe është një nga performancat më të zjarrta që kam parë”- tha Olta, duke i dhuruar 6 pikë aktorit.

Roerdi tha që nuk kam frikë nga skena por nga kërcimi. Ensa të takon ty t’ja heqësh frikën djalit”- tha Valbona, duke e vlerësuar aktorin me 5 pikë.

Është performance e parë dhe nuk dua t’ju deprimojë. Por, do të doja një Roerd më impenjativë në përformancen e dytë”- tha Lori Bala, ndërsa i dha 4 pikë Roerdit.

“Më shijove si aktor jo si kërcimtar. Ke fizikun të bësh më mirë”- tha Iliri, duke e vlerësuar po me 4 pikë Roerdin.

19 pikë në total, por a është i kënaqur Roerdi?

Aspak, por shumë të qetë gjithsesi. Publiku, votoni VIP 8”- tha ai./Top Channel