I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë artisti i talentuar Rilind Alimani. Ai foli më shumë për këngën e tij virale “Edhe malet”, që e ka performuar edhe në “Big Brother VIP”, por dhe projektet e tij të radhës…
Pjesë nga intervista:
Pse shumë njerëz e gjejnë veten tek kjo këngë?
Çdokush e ka lutur dikë, i ka thënë ‘të lutem veç të të shoh edhe njëherë’.
A është një dedikim ndaj dikujt? Ti e ke përjetuar ndonjëherë këtë dashurinë e fortë?
Po përderisa e kam shkruar unë tekstin… Është një këngë që nuk dua të flas se si është krijuar, pse është krijuar, ose çfarë ka ndodhur që është krijuar, por thjesht di të them që është një këngë shpirti që ka dalë nga unë.
E ke dashur shumë atë?
Po. Sa malet.
E do ende?
Respekt, po. Dashuri, jo. /TAR/


