Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas së futbollit, Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami.
32-vjecarja ka marrë disa plagë duke dëmtuar edhe 2 vertebra, por ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë situata nuk është ndër më të mirat, pasi sipas asaj që publikohet në median argjentinase, Maria Sol u ndje keq teksa ishte duke drejtuar automjetin e saj një makinë model SUV dhe në momentin kur humbi kontrollin e tij u përplas me një mur.
Ajo u kthye në vendlindje ku do të nisë procesin e riaftësimit që do të jetë i gjatë në kohë, ndërkohë që martesa e parashikuar të mbahej në 3 janar është shtyrë për një datë tjetër.
