Arbër Zeka ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e artistit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ditën e djeshme në Kosovës. Sipas Zekës, Gjesti ka një konflikt me menaxherin e tij, Erkand Shabani pasi kërkon të mbyllë kontratën e lidhur mes tyre.
“Konflikti i Gjestit ka nisur me menaxherin Erkand Shabani. Ky i fundit dikur ka patur në menaxhim edhe Ylli Limanin, ka qenë ai që e prezantoi tek publiku. Por kontrata mes tyre është shkëputur para se Ylli të bëhej ky artist që është sot. Tani të kthehemi tek Gjesti. Kanë patur një kontratë për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe platformave online, para hyrjes së Gjestit në BBV. Pas shpërthimit të Gjestit, ky i fundit ka kërkuar ta ndërpresë këtë kontratë. Erkandi duke marrë parasysh çfarë ndodhi me Yllin, nuk ka pranuar dhe kjo ka sjellë debate dhe përshkallëzim të situatës. Gjesti ka shkuar me një person për ta takuar Erkandin, në mënyrë që të gjenin një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e kontratës. Debati ka agravuar dhe më pas është thirrur dhe policia. Gjestit i është gjetur edhe një pistoletë, por besoj ai e ka patur vetëm për sigurinë personale. Gjesti është ende i arrestuar. Është dënuar me gjobë 7500 euro për armëmbajtje pa leje.”- tha Zeka.


