Influencuesja dhe ylli televiziv, Vanessa Mariposa, është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pretenduar se është droguar dhe grabitur në një festë të organizuar ditët e fundit.
Ylli austriak i rrjeteve sociale, e cila numëron më shumë se 800 mijë ndjekës në “Instagram”, rrëfeu përvojën e tmerrshme në një video online, duke thënë se kishte frikë për jetës e saj.
“Dua të ndaj diçka serioze me ju, diçka që më ndodhi kohët e fundit dhe që çdo grua duhet t’a dëgjojë”, shkroi 32-vjeçarja bashkëngjitur me videon e postuar në “Instagram”.
Në klipin në fjalë, influencuesja u tha ndjekësve të saj se ngjarja e tmerrshme ndodhi kur ajo dhe shoqja e saj morën pjesë në një festë në Mallorca, Spanjë.
Teksa rrëfen se kishin pirë ‘gjithsej 3 gota verë’, Mariposa shton:
“Papritmas të dyja u ndiem shumë keq dhe menjëherë kuptova se diçka nuk shkonte me mua”.
Sipas 32-vjeçares, shoqja e saj filloi të ndihej ‘papritur jashtëzakonisht keq’. Për këtë arsye, ajo pretendon se si asaj dhe shoqes i kanë hedhur drogëra në pijet e tyre, duke iu shkaktuar të vjella dhe duke i bërë të paafta për të ecur.
“Nuk mund të ecja siç duhet, vjella disa herë dhe u fika plotësisht. Humba të gjitha kujtimet e natës. Atëherë kuptova se diçka nuk shkonte vërtetë. Mendova se do të vdisja”, ka rrëfyer ajo.
Por jo vetëm kaq, pasi Mariposa pretendon se byzylyku i saj Cartier ishte vjedhur së bashku me kartën SIM të celularit të saj.
32-vjeçarja shtoi se për fat të mirë, partneri i saj Luca dhe një mik tjetër ishin afër dhe patën ndjesinë se “diçka nuk shkonte”, përpara se t’i sillnin gratë në shtëpi shëndoshë e mirë.
Të nesërmen, influencuesja dhe shoqja e saj u dërguan me urgjencë në spital, ku mjekët gjetën gjurmë të drogës.
“Të nesërmen shkova menjëherë te një mjek dhe gjithashtu në spital për të kontrolluar të gjithë trupin tim. Jam ende e shokuar nga ajo që ndodhi”, tha ajo.
Ndërkohë Mariposa është shprehur se ka vendosur që të ndajë historinë e saj për të paralajmëruar gratë e tjera që të jenë sa më vigjilente kur shkojnë nëpër festa.
“Po e ndaj këtë sepse dua që çdo grua të jetë vigjilente. Mos i besoni askujt verbërisht. Mos e lini kurrë pijen tuaj pa mbikëqyrje”, përfundoi e reja.