Banorët e “Big Brother VIP 5” kanë nisur që të komentojnë dy zarfet e zinj që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ditën e sotme.
Gjatë një bisede te divanet jashtë, Krusita pyet se për kë mund të jenë dhe Mateo u përgjigj menjëherë: “Për Keijsin përjashtim direkt”.
Më pas banori shton se mund të jetë njëri edhe për Kristin dhe Inën, ku të dy do të dalin në një televotim dhe del banorja.
Pjesë nga biseda:
Krusita: Për kë mendoni se kanë ardhur dy zarfet?
Mateo: Për Keijsin përjashtim direkt,
Stenaldo: 100 për qind e sigurt
Mateo: Keijsit i merr fund karriera e tij në “Big Brother” se mund të jetë zarfi i zi i tij i katërt.
Stenaldo: Është histori e përsëritur
Mateo: Ka marrë fund, një person i tillë nuk duhet me dalë në televizion se tregon vetëm skandale
Stenaldo: Kam një muaj që e them
Mateo: Ti di ta kthesh debatin në të rraf me shapka, të bëj këtë e të bëj atë, ofendimet e njëpasnjëshme, ti nuk je për këtu, dil jashtë
Krusita: Po tjetri?
Mateo: Mund të jetë brenda Kristi, Ina se edhe ajo do ketë thënë ndonjë llaf, po unë nuk kam qenë aty. Se di kush tjetër ka bërë debat, se nuk kam parë ndonjë debat që të jetë që të kem dëgjuar ndonjë ofendim. Po qe Ina me Kristin bashkë, mbaroi punë Ina.
Stenaldo: Ta vazhdojnë jashtë dashurinë
Mateo: Ka dhe 4 ditë që të shpalosë deri në fund…
Krusita: Mund të jetë edhe eliminim brenda natës
Rogerti: E sa shumë gjëra janë, ka lloj-lloj gjërash
Mateo: Një po, kurse tjetri eliminim radhës tjetër se nuk mund të ketë 3 eliminime brenda natës
Stenaldo: Anulohet televotimi që është. Edhe nëse del ai zotëria, me gjasa ky që është anulohet.



