Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka vënë sërish në qendër të vëmendjes reperin kosovar Don Xhoni.

Pamjet tregojnë një moment tensioni gjatë xhirimeve, ku shihet një përleshje fizike mes disa personave dhe duket se edhe vetë artisti është i përfshirë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një konflikt të vërtetë apo për një skenë të inskenuar si pjesë e një klipi të ri muzikor. Fansat janë të ndarë në komente, ndërsa as Don Xhoni dhe as ekipi i tij nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare.

Për momentin, misteri mbetet i hapur e ndërkohë, rrjetet sociale po ziejnë nga teoritë dhe spekulimet.