Në emisionin “1 herë mat” në E Diell në Top Channel këtë herë u trajtua çështja e një nëne që ishte e shqetësuar për vajzën e saj.
Klientja përballë dedektives Shkënda Lili tha se e ka vajzën në shkollë të mesme dhe se nuk i pëlqejnë lëvizjet e saj.
“Më shoqërohet me një vajzë që nuk më pëlqen fare. E kam parë disa herë se më vjen dhe në shtëpi. Nuk kam kohë ta kontrolloj pasi jam e zënë me biznesin bashkë me bashkëshortin. Kam vënë re që kur vajza del me atë shoqen, kur vjen në shtëpi është e stresuar, e acaruar, nuk i flas dot. Ajo më kthehet negativisht.
Kërkon që unë mos ta kontrolloj. Lirinë ajo e ka. Komunikimi im me të është korrekt. Jemi të afërta kur largohet nga ajo vajza.
Dyshoj se ka marrë rrugë të keqe. Kur i hap telefonin shoh lloj lloj fotografish me atë shoqen dhe kjo gjë nuk më pëlqen. S’bën vaki të ma japë vetë telefonin por kur e pashë një ditë rastësisht u tmerrova,” tha klientja.